Humbja e kontrollit së veturës në një autostradë kur është rruga e lagësht nuk është një ndjenjë e mirë.
Këtë ndjenjë e ka përjetuar një çift, i cili ishte duke lëvizur me shpejtësi 140 km/orë, teksa humb kontrollin e veturës së tyre.
Vetura me të cilën po lëviznin ishte Audi A4 Allroad Quattro.
Si erdhi deri te kjo?
Çifti ishte shumë afër aksidentit për shkak të mos planifikimit se çfarë mund të ndodhte në situatën në të cilën gjendeshin.
Askush nuk garonte me ta, kështu që faji i mbetet vetëm shoferit.
Për fat të mirë, burri arriti ta kontrollonte veturën e tij dhe arriti ta ndalte atë pa u përplasur diku tjetër, ose me ndonjë makinë./koha.net