fbpx
Sunday, June 13, 2021
Home > Politikë > Bekim Jashari: Të gjithë ata që ia duan të mirën vendit janë të mirëseardhur në Skenderaj

Bekim Jashari: Të gjithë ata që ia duan të mirën vendit janë të mirëseardhur në Skenderaj

bekim jashari dhe albin kurti

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pas një incidenti ku disa qytetarë brohoritën kundër liderit të LVV-së, Albin Kurti, dhe hodhën vezë ndaj tij.

Jashari ka thënë se të gjithëve ju garantohet me ligj mendimi i lirë dhe bindja politike, ndërsa ka shtuar se komuna që udhëheq ai është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit transmeton Zeri.info

Bekim Jashari – Reagimi i plotë

Të dashur qytetarë,

Jetojmë në kohën e pluralizmit politik, në kohën e demokracisë liberale, ku mendimi i lirë politik, bindja politike është e drejtë fundamentale dhe e garantuar me ligj.

Secili nga Ne ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike e partiake, në menyrë demokratike kudo në Kosovë.

Shoqëria jonë, bazuar në sfidat e së kaluarës, më së miri i di dhe i vlerëson liritë dhe të drejtat e njeriut.

Komuna që unë udhëheq, është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj secili nga ta është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë.

Për këtë kam punuar dhe do të vazhdoj të punoj pa rreshtur.

Facebook Comments