fbpx
Sunday, June 13, 2021
Home > Shëndet dhe Bukuri > Kjo i ndodh trupit tuaj gjatë një fluturimi të gjatë me aeroplan?!

Kjo i ndodh trupit tuaj gjatë një fluturimi të gjatë me aeroplan?!

A e dini se çfare ndodhë me trupin tuaj gjatë një fluturimi të gjatë me aeroplan?!

A e keni pyetur veten se si ndihet trupi juaj pas një fluturimi të gjatë?
Ne e kemi përgjigjen!

Dehidroni

Çdo fluturim prej 3 ose më shumë orësh mund të ju shterrojë deri 1.5 litra ujë nga trupi.

Mund të fryheni

Presioni i ajrit mund të shkaktojë fryrje dhe ngërçe në stomak për shkak të gazrave që grumbullohen.

Mikrobet ju rrethojnë

Kur fluturoni, keni 100 herë më shumë shanse që të ftoheni. Kjo për shkak se gjysma e oksigjenit në kabinë riciklohet.

Fluturimi ndikon mbi shqisat tuaja të shijes dhe dëgjimit

Një e treta e shqisave që keni janë të mpira dhe ndryshimet e presionit të ajrit mund të ndikojnë në dëgjim.

Mungesë oksigjeni

Kabina ka presion sa dy të tretat e presionit normal të atmosferës që mund t’ju bëjë të keni një dhimbje koke.

Jeni të ekspozuar ndaj rrezatimit kozmik

Gjatë një fluturimi shtatë orësh, për shembull, ju do të ekspozoheni në sasi të njejtë rrezatimi, sikur të keni bërë një rreze X.

Gjaku do të grumbullohet në këmbët tuaja

Kjo sepse jeni ulur shumicën e kohës dhe keni mungesë lëvizje, kështu që lëngjet grumbullohen.

Në mënyrë që të mos ndodhë kjo, pini shumë lëngje dhe lëvizni nëpër kabinën saherë që të keni mundësi.

Facebook Comments